Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

FOTO/ Kush është ish-pronari i Nikolinos që u ekzekutua në Laç

Lapsi.al 1 June 2020
FOTO/ Kush është ish-pronari i Nikolinos që u ekzekutua në

Paulin (Gjergji) Marku është një nga viktimat e atentatit të dy netëve më parë në Kurbin, ku humbi jetën edhe biznesmeni tjetër Bujar Lika (Hasani) si edhe u plagos 21 vjeçari, Kreshnik Tusha, që aktualisht ndodhet në spital. Nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi i vërtetë i atentatit ndërsa policia ende nuk ka dhënë ndonjë detaj nga hetimet. Mësohet se Paulin Marku (në foton më poshtë), njihej si pronari i ish-bar “Nikolinos” në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë. Ai tashmë zotëronte disa kompani si “Antoni New York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania”.

Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë. Viktima tjetër, Bujar Hasani (Lika) është një kontingjent i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i përfshirë në një ngjarje në periferi të Tiranës. Ai kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. E kaluara e tij është një nga pistat ku po heton policia me qëllim zbardhjen e atentatit të mirë-organizuar.

[caption id="" align="alignnone" width="591"]FOTOLAJM: Bujar (Hasani) Lika, një nga dy të vrarët në mënyrë ... Bujar Lika[/caption]

Autorët kanë qenë 4 persona dhe janë prezantuar si efektivë policie. Ndërsa 2 prej tyre kanë hapur zjarr ndaj viktimave, 2 të tjerë kanë hyrë në hotelk ku kanë mbajtur nën vëzhgim djemtë e njërit nga viktimat. Mister mbetet edhe 21-vjeçari i plagosur në spital. Ai këmbëngul se nuk ka pasur të bëjë me ngjarjen dhe se ka qenë rastësisht aty. Në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë dhe hetuesit po verifikojnë nëse ka pasur shkëmbim zjarri apo ajo u përket autorëve. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="806"]Vrasja e dyfishtë në Kurbin, Policia ngre disa pista për atentatin ... Bujar Lika[/caption]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI