Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Konsensusi për Zgjedhoren, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë takojnë sot 4 anëtarët e Këshillit Politik

Lapsi.al 2 June 2020
Konsensusi për Zgjedhoren, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Pas dështimi të arritjes së një marrëvesëhje për Reformën Zgjedhore më 31 maj, kanë nisur përpjekjet për konsesus mes palëve për këtë reformë.

Palët shkelën afatin e 31 majit teksa sot pas dy ditësh Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe ai britanik Duncan Norman do të takojnë 4 anëtarët e Këshillit Politik.

Kim ishte ditën e djeshme në takim me Lulzim Bashën në selinë e PD teksa pritet të shihet se çfarë ndikimi do të kenë këto takime tek ecura e konsensusit në Këshillin Politik.

Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik një përfaqësues i SHBA u përpoq të bindte palët por pa sukses kurse tani duket se këto tentativa po vijojnë po nga ndërkombëtarët dhe nga treshja Kim- Soreca- Norman që dje ishin në zyrën e Lulzim Bashës.

Të këshilluara

21 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirur 21 persona, duke e çuar në 1161 numrin total të të infektua...

10:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI