Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Lufta kundër Covid/ Diaspora kosovare mbledh mbi 700 mijë euro për vendin e vet

Lapsi.al 2 June 2020
Lufta kundër Covid/ Diaspora kosovare mbledh mbi 700 mijë euro

Thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta ndihmuar Kosovën financiarisht për t’u përballur me pandeminë COVID-19, po vazhdojnë t’i përgjigjen mërgimtarët por edhe qytetarët e Kosovës.

Lidhur me këtë, Ministria e Financave dhe Transfereve për Telegrafin konfirmon se deri më tani në këtë xhirollogari janë dërguar 722 mijë euro.

“Që nga hapja e llogarisë e deri tani, ne llogarinë e Thesarit të dedikuar për grante dhe donacione janë mbledhur 722,164.66 euro”, tha drejtori i Thesarit në MFT, Ahmet Ismaili.

Sipas tij, mbi 670 mijë euro janë transfere nga jashtë.

“Prej të cilave si transfere të jashtme janë 671,497.36 euro (duke përfshirë, por jo vetëm nga diaspora) si dhe të brendshme janë 50,667.30 euro”, tha ai.

Ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim të sigurimit të kredive për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI