Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ndalohen dy shqiptarë në Morinë, kundërshtuan policinë e Kosovës për masat kundër Covid 19

Lapsi.al 2 June 2020
Ndalohen dy shqiptarë në Morinë, kundërshtuan policinë

Vendimi i autoriteteve kosovare për të ndaluar hyrjen e qytetarëve pa vërtetimin se nuk kanë koronavirus ka acaruar situatën në pikën kufitare të Morinit.

Pala kosovare nuk lejon kalimin e qytetarëve pa pasur vërtetimin që kanë kryer tamponin dhe kanë rezultuar negativë, jo më i vjetër se katër ditë dhe nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme.

Mirëpo kjo ka krijuar pritje të gjata dhe kthime mbrapsht të qytetarëve. Dy të rinj, rreth 25 vjeç, me shtetësi shqiptare janë shoqëruar nga policia kufitare e Prizrenit në dhomat e paraburgimit.

Me urdher ndalimi të Prokurorit të Prizrenit ata do të qëndrojnë 48 orë në paraburgim për të dalë para gjykatës me akuzën e kundërshtimit më forcë të policisë.

Dy të rinjtë kishin debatuar me policine kufitare të Kosovës në lidhje me kërkesat dhe sqarimet për ndalimin ne kufi por policia e Kosovës ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre. Ndërkohë në kufirin shtetëror vijon i njëjti regjim kalimesh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI