Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rudina Hajdari tregon ç’ndodhi me PS dhe PD pas dyerve të mbyllura me ambasadorët

Lapsi.al 2 June 2020
Rudina Hajdari tregon ç’ndodhi me PS dhe PD pas dyerve të

Për 9 orë, 4 përfaqësues politikë së bashku me 3 ambasadorë, u ngujuan në bisedime për të arritur marrëveshje për reformën zgjedhore. Por sërish nuk pati asgjë konkrete, ndërsa është caktuar që nesër të ketë një takim tjetër. Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, është shprehur se negociatat mes palëve janë ende të hapura.

“Jemi në mes të një negociate. Administratën zgjedhore e kishin si çështjen më kyç në këtë gjë. Mazhoranca qëndron për depolizitimin e plotë, ndërkohë PD e do të pjesshëm, palët nuk bien dakord si do ta zgjidhin këtë çështje.

Kanë rënë dakord për identifikimin biometrik. Administrata zgjedhore është një çështje e rëndësishme dhe palët nuk luajnë nga vendet e tyre. Ndërkombëtarët janë shtytës. Nuk të toleron njeri aty brenda të bësh deklarata politike”.

Sa i përket ndryshimit të sistemit politik, Rudina Hajdari thotë se asnjë nga partitë PS-PD-LSI nuk është e interesuar për ta ndryshuar.

“Sa i përket sistemit, insistova deri në fund të diskutonim për këtë çështje. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit. Në tryezë mundohen ta shmangin. Sistemin zgjedhor mundohen ta shmangin. Jam munduar që në çdo pikë të gjej pikë konsensusi me ta, por nuk duan. PS thotë e diskutojmë në fazë të dytë, PD nuk do, LSI nuk është shprehur fare. Jam munduar që t’i bind me argumente” - tha Hajdari.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 19:40, në sektorin "Rinia", në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vj...

21:25

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI