Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Prrenjas/ Makina del nga rruga, humb jetën 34-vjeçari

Lapsi.al 3 June 2020
Prrenjas/ Makina del nga rruga, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident me një viktimë ka ndodhur në fshatin Dritan të Prrenjasit. Një 34- vjeçar nga Korça teksa po drejtonte një automjet ”Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën.

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit në rrugën rurale të fshatit ndërkohë grupi hetimor po vijon me punën për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Çfarë thotë policia 

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 19:40, në sektorin "Rinia", në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vj...

21:25

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI