Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Në Britani testojnë ilaçin “Ibuprofen”: Mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga COVID-19

Lapsi.al 3 June 2020
Në Britani testojnë ilaçin “Ibuprofen”: Mund

Shkencëtarët britanikë po testojnë “Ibuprofen-in”, si një ilaç që mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga gjiganti “BBC”, i cili thekson se spitalet britanike po e përdorin ilaçin “Ibuprofen” për të lehtësuar simptomat e pacientëve me Covid-19.

Ilaçi antiinflamator mendohet se rrit me 80 për qind shanset e mbijetesës ndaj sëmundjes infektive në eksperimentet me kavjet, dhe në të njëjtën kohë ndihmon parandalimin e problemeve të frymëmarrjes, një efekt anësor i rrezikshëm për personat bartës të koronavirusit.

Sipas ekspertëve britanikë, trajtimi me “Ibuprofen” mund të shkurtojë kohën e shtrimit të pacientëve në pavijonet e kujdesit intensiv shëndetësor.

Në javët e para të pandemisë, ministri francez i Shëndetësisë sugjeroi se përdorimi i “Ibuprofenit” po e rëndonte infeksionin te të sëmurët.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se nuk kishte evidenca përfundimtare që “Ibuprofeni” të mos përdorej, por veçse të kufizohej në masë.

Ilaçi pa kosto të lartë që spitalet britanike kanë nisur të testojnë me pacientët e tyre të sëmurë është një formulë e modifikuar e “Ibuprofenit”, që gjendet në farmaci.

Shkencëtarët apelojnë se “Paracetamoli” sërish është më i rekomandueshëm për personat me simptoma të lehta të koronavirusit, sepse “Ibuprofeni” mund ta rëndojë gjendjen e atyre me sëmundje të stomakut, siç është ulcera.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI