Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ambasadorja Yuri Kim gjen kohë të merret me Çim Pekën: "Pse e thërras Bashën ‘Luli’

Lapsi.al 3 June 2020
Ambasadorja Yuri Kim gjen kohë të merret me Çim Pekën:

Ambasadorja amerikane Yuri Kim megjitjëse ka pasur këto ditë mbi supe hallet e mbarë Shqipërisë, ka gjetur kohë të merret edhe me gazetarin Çin Peka. Mbi një postim të këtij të fundit për emërtimin Zoti Luli, që shkaktoi ilaritet ditë me radhë.

Ajo ka sqaruar përmes një postimi në tëitter se pse e thërret kreun e PD-së, Luli dhe jo Lulzim.

Ajo ka hedhur poshtë zërat për një debat me kryedemokratin, duke sqaruar se e thërret ‘Luli’ pasi janë kolegë dhe miq.

"Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq.”- shkruan Yuri Kim.

Të këshilluara

20 të prekur nga koronavirusi në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste te reja me Covid, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz. Numri i ...

12:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI