Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Marrja e 650 milion € eurobond, Meta: Pse nuk jap pëlqimin për ligjin e qeverisë

Lapsi.al 3 June 2020
Marrja e 650 milion € eurobond, Meta: Pse nuk jap pëlqimin për

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kishte kërkuar pëlqimin Presidentit Meta për ligjin e Eurobondit. Ky i fundit është shprehur kundër.

Arsyet e mospëlqimit, njëherësh përgjigje për Kuvendin i ka publikuar sot zyra e shtypit të Presidentit.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 84, pika 4 e Kushtetutës, në mbrojtje të interesave publike që lidhen me financat e shtetit, si dhe për të mos lejuar që në kushtet e urgjencës të realizohen vendimmarrje të papërshtatshme për Shtetin shqiptar, ka vendosur të mos japë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë për këtë projektligj.

Presidenti i Republikës do të vijojë të ofrojë bashkëpunimin e tij me Kuvendin e Shqipërisë, por gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, për të shmangur çdo pasojë negative mbi financat publike të shtetit që mund të vijnë nga një nismë ligjore e nxituar.

Mbetem me besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë mbi të gjitha çështjet e ngritura në këtë qëndrim të Presidentit të Republikës dhe për këtë, kërkoj nga ju si Kryetar i Kuvendit, që të bëni të mundur angazhimin e të gjitha strukturave përkatëse parlamentare për kontrollin dhe shqyrtimin e kujdesshëm dhe profesional të veprimtarisë së ekzekutivit për këtë nismë shumë të rëndësishme legjislative”,- thuhet në përgjigjen e tij.

KERKESA E KRYEPARLAMENTARIT RUCI 

PERGJIGJJA E PRESIDENTIT META 

 

Të këshilluara

20 të prekur nga koronavirusi në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste te reja me Covid, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz. Numri i ...

12:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI