Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Operacion antidrogë në Itali, në pranga edhe 6 shqiptarë

Lapsi.al 3 June 2020
Operacion antidrogë në Itali, në pranga edhe 6 shqiptarë

Policia italiane dha detaje të një operacioni të zhvilluar natën e kaluar dhe që çoi në pranga 23 persona mes të cilëve edhe 6 shqiptarë. Ishte policia e Fosinone që ka ngritur akuzat e posedimit, blerjes, transportit dhe trafikut të drogës dhe grabitjeve.

Hetimet nisën në vitin 2017 pas denoncimit të një biznesmeni 30-vjeçar nga Ciociaria, i cili ishte kërcënuar nga disa të huaj. Edhe ai është arrestuar pasi kishte bërë kallëzim të rremë sepse hetimet zbuluan një rrjet të tërë të trafikut të hashashit, marijuanës, por edhe kokainës.

Biznesmeni ankohej në fakt për një grup rival në trafikun e drogës. Të arrestuarit janë të gjithë nga 23 deri në 40 vjeç, përveç një 69-vjeçari dhe dy grave italiane që u lanë në arrest shtëpie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI