Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dokumenti/ Letra sekrete që Ardi Veliu u nisi vartësve në janar: Nuk po punoni për kanabisin

Lapsi.al 3 June 2020
Dokumenti/ Letra sekrete që Ardi Veliu u nisi vartësve në janar:

Në kohën kur në vend po flitet për shtim të kultivimit të kanabisit dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se ky fenomen njohu rritje edhe gjatë 2019-ës, emisioni “Unpublished” në Euronews Albania publikoi një shkresë të drejtorit të përgjithshëm i policisë Ardi Veliu që u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij që në muajin janar për këtë çështje.

Në shkresën e publikuar, Veliu flet për informacione se grupet kriminale po përdorin jo vetëm tokë të hapur por edhe ambiente të mbyllura për kultivimin e kanabisit. Kreu i policisë shton se nga raportimet ditore vihet re se nuk po ushtrohen kontrolle të plota mbi territorin dhe zonat me “rrisk të lartë” që po shfrytëzohen nga grupet kriminale.

Sipas ish-drejtuesit të policisë Ilir Gjoçi sa herë ka fushata mbjelljeje, në publik artikulohet teza e legalizimit. Ai flet për një situatë shqetësuese dhe sipas tij Shqipëria nuk ka as integritetin dhe as kapacitetet për të menaxhuar. ©LAPSI.al

1

2

Të këshilluara

Rikthehen negociatat në rezidencën amerikane

Pas një pushimi 90-minutësh të takimit mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe 3 ambasadorëve janë rikthyer negociatat për reformën zgjedhore. E para që është sh...

20:47

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI