Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Analiza e Lubonjës: Regjimi i Edi Ramës nuk rrëzohet me zgjedhje

Lapsi.al 3 June 2020
Analiza e Lubonjës: Regjimi i Edi Ramës nuk rrëzohet me zgjedhje

Publicisti Fatos Lubonja thotë se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, por me protesta dhe lëvizje popullore. Ai thekson se kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt luftës civile. Në emisionin “Real Story” në Neës 24, Lubonja tha se përveç reformës zgjedhore, Shqipëria ka nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

“Humbësi jemi ne shqiptarët, në kuptimin e dinjitetit. Ky është degradim. Këtu është një degradim total dhe është në kontradiktë për këta ambasadorë, pasi duhet nxitur Shqipëria sipas tyre që të ketë sukses për integrimin.

Pse them jemi humbës ne?! Sepse unë e shoh situatën në Shqipëri dramatike. Shoh një regjim, i cili ka kapur institucionet, policinë, administratën të gjithë. I ka kapur të gjitha! Këtu kemi nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

Të hidhen njëherë themelet e ndarjes së pushteteve. Ndaj ishin komisionet; që t’i kapi Edi Rama. Në këtë situatë, unë ndjej një frymë popullore që kërkon ndryshim. Që nuk vjen vetëm nga PD që ka hallin e vet, por nga grupime të ndryshme, që kërkojnë ndryshmit të sistemit zgjedhor.

Një reformë e vërtetë zgjedhore duhet të ishte bërë për t’ju përgjigjur interesave të kësaj fryme që nuk ekziston fare. Këta ambasadorë në vend që të shohin e të ndjejnë këtë frymë, merren me Edi Ramën dhe më pas ia kalojnë ato Lulzim Bashës.

E treta që është dëshpëruese; është deduktuar se u bë sukses i madh për reformën zgjedhore. Këtë e shoh si një teatër që u arriti një sukses i madh. Opozita u duk sikur fitoi e rezistoi, se i mori komisonerët dhe biometrikun. Unë jam i bindur se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje.

Ky regjim kërkon lëvizje popullore, protesta, shumë gjëra, dhe në fund zgjedhje. S’po them se duhet të bëhet luftë civile, por Edi Rama po na çon drejt luftës civile. Nuk shoh se ka vullnet që të ketë zgjedhje me përfaqësi. Duhet forcë e re, pasi kjo klasë politike na ka lodhur. Ajo është dështim i radhës, problemet do ngelen e do thellohen”. - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen negociatat në rezidencën amerikane

Pas një pushimi 90-minutësh të takimit mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe 3 ambasadorëve janë rikthyer negociatat për reformën zgjedhore. E para që është sh...

20:47

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI