Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma Zgjedhore/ Rama ironi me Bashën: Presim ata që kanë topin, të thonë se ku do e çojnë

Lapsi.al 4 June 2020
Reforma Zgjedhore/ Rama ironi me Bashën: Presim ata që kanë

Pas deklaratës së Yuri Kim se topi ishte në anën e fushës së opozitës dhe se i takonte Lulzim Bashës që të bënte lëvizjen e tij për marrëveshjen për reformën zgjedhore, vjen një koment nga kryeministri Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri tha se tashmë duhet të presin se ku do ta çojnë topin ata që e kanë, ndërsa foli me ‘terma’ futbolli.

“Të presim ata që kanë tipin të thonë se ku do e çojnë topin. Ta nxjerrin nga stadiumi, të presin, të krosojnë, apo do e kapin. Do presim. Topi nuk do gjuhet, por do mbahet jashtë fanelës. ndiqe bisedën deri në fund. Ju të sulmoni pa kapur kallëzuesin. Pak humor kamzalijsh (I drejtohet Korab Lites)”, tha Rama.

Ai shtoi se: “Në ekzekutivin qëndror ka 9 mijë nëpunës civil. 67% e tyre janë nëpunës të vjetër. ata që na bëjnë gjyqin, nëpër tendera mediatike, shtrirë atje, këmbë për mbi këmbë, për përfshirje të administratës, për militantët. këto institucione janë përpara 2013-ës. Nuk kemi thënë se do jetë aty vetëm administrata. Kemi thënë se çdo parti, çdo individ që hyn në zgjedhje, mund të nxis dynjanë e njerëzve që të shkojnë të hyjnë në administratën e zgjedhjeve. Na duhen njerëz për trajnime dhe në fund të hidhet shorti. Por ama, për të garantuar zgjedhjet, pasi vullnetarët janë vullnetarë, duhen njerëz të administratës. Në çdo qendër votimi do të vëmë kamër. Shumica dhe opozita, që duhet të gjejmë se kush është opozita, kanë nga dy monitorë speciale. Nuk kanë të drejtë që të prekin regjistra, por të regjistrojnë. Si i mashtruam ne emigrantët? Ne nuk jemi karagjozë. Ne e kemi vendosur në draft që KQZ merr detyrën që të realizojë votën e emigrantëve.”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI