Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mustafa sulmon Albin Kurtin e Vjosa Osmanin pasi Avdullah Hoti mori detyrën

Lapsi.al 4 June 2020
Mustafa sulmon Albin Kurtin e Vjosa Osmanin pasi Avdullah Hoti mori detyrën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kritikoi ish-kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani për bojkotim të bashkërenditur mes tyre sa i përket mosudhëheqjes së seancës së Kuvendit nga nënkryetarja e LDK-së dhe refuzimit për t’ia dorëzuar detyrën e Kryeministrit Avdullah Hotit nga ish-kryeministri Kurti.

Mustafa ka shkruar në Facebook se bojkotimi i bashkërenditur i seancës nga Osmani dhe Kurti nuk iu bëri punë.

“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë. 

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së, ka thënë po ashtu se deklarata e Kurtit që nuk ia dorëzon detyrën atij që e ka shkarkuar është e ulët.

“Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka thënë se pamja e sotme kur Hoti mori detyrën e Kryeministrit vetëm me ceremoninë e nderit të FSK-së tregoi se para tij nuk kishte kryeministër.

“Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI