Flash

Reforma zgjedhore, Basha përfundon takimin me aleatët

Lapsi.al 4 June 2020
Reforma zgjedhore, Basha përfundon takimin me aleatët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim 2- orësh në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore. Basha priti sot në takim Kryemadhin, Idrizin dhe Mediun teksa diskutuan për marrëveshjen që mund të arrihet. Dje kreu demokrat tha se vetëm një çështje ka mbetur pa u zgjidhur, depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha dje se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Palët politike thyenë më 31 maj afatin e vetëdakordësuar dhe prej 4 ditësh janë 3 ambasadorët, Yuri Kim, Duncan Norman dhe Luigi Soreca që po tentojnë të bindin palët për një marrëveshje.

Sipas deklaratës së djeshme të Kim, marrëveshja është shumë afër dhe ngërçi mbetet vetëm tek depolitizimi i administratës zgjedhore pasi mazhoranca dhe opozita paraqesin skena të ndryshme por vendimin e merr sipas saj Lulzim Basha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI