Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Drejtuesja e “Friedrich Ebert”: Sistemi zgjedhor që i duhet Shqipërisë

Lapsi.al 4 June 2020
Drejtuesja e “Friedrich Ebert”: Sistemi zgjedhor që i duhet

Stine Klapper, drejtuese e zyrës së fondacionit gjerman fondacionit "Friedrich Ebert Stiftung" (FES) në Shqipëri në intervistë për DW flet për reformën zgjedhore dhe argumentet pro & kundër ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor. Ajo mbështet një sistem të përzier.

“Në ligjin aktual dhe procedurat ka të meta, deficite të caktuara, përfshirë politizimin e administratës zgjedhore, mungesën e transparencës së financimit të fushatës dhe të efektivitetit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore” – thotë Klapper.

“Nuk ekziston një sistem zgjedhor, që të jetë i duhuri, më i miri. Avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve të caktuara duhet të kuptohen dhe diskutohen nga vendimmarrësit politikë, por edhe nga shoqëria civile pasi kjo është një çështje që ka të bëjë me tërë shoqërinë dhe me çdo person të vetëm që ka të drejtën e votës.

Ka mjaft mosmarrëveshje dhe kritika për sistemin zgjedhor aktual, sidomos për faktin që konsiderohet se i shërben centralizimit të pushtetit. Përkrahësit e listave të hapura shpresojnë që ato do të çojnë drejt demokratizimit të partive politike pasi bëjnë të mundur një konkurrencë më të fortë brenda partive dhe më shumë pavarësi politike të kandidatëve.

E kuptoj këtë argument dhe sigurisht që do të ishte një zhvillim i mirëpritur. Në të njëjtën kohë, kandidatët që janë financiarisht më të fuqishëm do të favorizoheshin në rastin e fushatave zgjedhore individuale dhe zhvillimi i një platforme programatike më të fortë nga partia politike - e cila gjithashtu do të ishte e nevojshme për konsolidimin demokratik - mund të pengohet nëse kandidatët individualë fitojnë në sajë të premtimeve individuale. Siç e shihni, ka gjithmonë pro dhe kundër.

Kështu që, nëse është e mundur, një sistem i përzier do mund të ofronte një zgjidhje më të mirë. Gjithsesi, së pari mendoj që çështja e sistemit zgjedhor ka nevojë për diskutim të mëtejshëm midis aktorëve shqiptarë dhe së dyti, ashtu si thashë, cilësia e një sistemi demokratik varet më shumë nga rregullat e një ligji zgjedhor” – thotë Klapper. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë efektivi i Gardës

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të r...

19:38

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI