Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Chelsea, marrëveshje me Timo Werner: do të fitojë 10 mln në sezon

Lapsi.al 4 June 2020
Chelsea, marrëveshje me Timo Werner: do të fitojë 10 mln në

Goditje e madhe e Chelsea, që ka mundur konkurencën e klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës mes tyre edhe Inter me Liverpool dhe është shumë afër për të mbyllur për Timo Werner. Sipas "Bild", në fakt do të jetë Londra destinacioni i ardhshëm i sulmuesit gjerman të Leipzig, që ka gjetur mirëkuptimin me Blutë për të firmosur një kontratë deri në 2025 për 10 milionë euro në vit. Në javët e ardhshme klubi anglez duhet të paguajë klauzolën liruese të Wrner (që skadon në 15 qershor) duke vendosur në tavolinë rreth 60 milionë euro.

Në Gjermani nuk kanë më dyshime, me një lëvizje surprizë Chelsea ka afruar lojtarin gjerman (31 gola dhe 12 asist në 40 ndeshje në sezon) duke mbyllur objektivin e parë të merkatos që po afron.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI