Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama: Hiqet tatim-fitimi për biznesin e vogël deri në vitin 2029, ndoshta edhe TVSH

Lapsi.al 4 June 2020
Rama: Hiqet tatim-fitimi për biznesin e vogël deri në vitin 2029,

Kryeministri Edi Rama tha se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet pagesa e tatim-fitimit deri në vitin 2029. Kryeministri tha se ky është një vendim që pritet të merret së shpejti, ndërsa po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë se mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël, çdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë dollarë xhiro do t’i heqim taksat deri në vitin 2029.

Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029 dhe heqjen e tatimi fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Parlament dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim fitimin. Dhe deri atë ditë do të jemi të qartë”, - tha Kryeministri.

Më tej Kryeministri Rama deklaroi se po shikohet dhe analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.

“Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Probabilisht po, por do ta kalkulojmë deri në fund”, tha Rama. /opinion.al

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë efektivi i Gardës

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të r...

19:38

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI