Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tërmet, tërmet/ Përgjigjja e Gjiknurit kur i kujtojnë përgjimet e BILD

Lapsi.al 4 June 2020
Tërmet, tërmet/ Përgjigjja e Gjiknurit kur i kujtojnë

Analisti Arjan Vasjari i përmendi në News 24 deputetit Damian Gjiknuri përgjimet e gazetës gjermane “Bild” që tregonte për shitblerjen e votave në 2017. Edhe pse i përfshirë në ato përgjime, Gjiknuri iu shmang përgjigjes dhe tha se bëhej fjalë për një rast sporadik që nuk e ka ndryshuar vullnetin e zgjedhësve.

“Nuk ka të kulluar në shoqëri. Natyrisht edhe proceset nuk janë perfekte, por manipulim është kur i heq dikujt mandatin. Ti thua në 1 milion e 700 mijë transaksione vote paska pas disa parregullsi. Njeriu që synon absoluten nuk e përmirëson kurrë veten.

Janë gjëra sporadike. Ja kishim zgjedhje në 2013, pati probleme, por rezultatin se diskutoi njeri. Në 2017 asnjë sondazh nuk e nxirrte Bashën fitues, natyrshëm nuk i fitonte zgjedhjet ai. Prandaj edhe kjo (BILD) u kthye në çështje politike nga ata, pavarësisht se Shqipëria ka halle të tjera të mëdha.

Humbësit duhet të pranojë kush bën lidhje të shkurtër, del nga rruga, do i bjerë gjatë. S’ka gjë më të keqe se të goditet dikush për shkak të një perceptimi mediatik” – tha Gjiknuri në emisionin Real Story. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë efektivi i Gardës

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të r...

19:38

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI