Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Artan Fuga: Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë, në Shqipërinë pas-totalitare

Lapsi.al 5 June 2020
Artan Fuga: Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë, në
“Si qytetarë kemi nevojë për një konceptim sa më konvergjent për shoqërinë ku jetojmë! Përndryshe, kurrë nuk do të merremi dot vesh me njëri-tjetrin!” – Artan FUGA Shtëpia botuese PAPIRUS del në treg para lexuesve me botimin më të ri të saj : “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë (në Shqipërinë pas-totalitare)” me autor Akademik Artan Fuga. Autori vjen me një punë studimore prej më shumë se dy dekadash lidhur me këtë temë. Ai na rrëfen në një këndvështrim shkencor atë që ka ndodhur në Shqipëri që pas rënies së shoqërisë totalitare në vitin 1990 e deri më sot. Botimi përbëhet nga dy vëllime të veçuar, të vendosur në një pako të përbashkët, i pari është “Shoqëria Periferike”, i dyti është “Shoqëria Piramidale” që sipas autorit përfaqësojnë dy epokat e historisë së këtyre tri dekadave ku e para ka përgatitur të dytën. Botimi u drejtohet një lexuesi të gjerë, studentëve në shkencat sociale dhe humane, të rinjve që duan të njohin rrugët e thepisura, shpesh herë honet nga po kalon shoqëria shqiptare deri sa kemi mbërritur këtu, gazetarëve për të njohur rrënjët në të sotmen e të shkuarën të aktualitetit, elektoratit të gjerë për një kuptim sa më të qartë të politikave të ndjekura, brezave që ishin veprues në këtë kohë prej tri dekadash dhe që duan të shohin gjurmët që kanë lënë në histori, të gjithë atyre që dëshirojnë të kenë një pamje tërësore të politikës, ekonomisë, drejtësisë, shtetit, institucioneve shqiptare nga fundi i shekullit të kaluar deri në ditët tona ! Botimi me të dy vëllimet gjendet në librari, me një çmim promocional prej 1.500 lekësh për të gjitha kopjet e printuara në tirazhin e parë. Botimi do t’i duhet me siguri sot ose nesër bibliotekës tuaj ! Botimi gjendet në libraritë e furnizuara

Librari Adrion,  Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës

Shtëpia e Librit, Rruga Nikolla Jorga, Kulla 7, Kati 1

Libri Universitar, Rruga Abdyl Frashëri,

Librari Albania, Rruga Sami Frashëri, nr. 21

Friend’s book House, Rruga Sami Frashëri

Librari Dita, Rruga Frederik Shiroka

Art’s Librari, Bulevardi Zogu I

Librari Tirana e Re, Rruga Abdyl Frashëri

Tirana Times, Rruga Andon Zako Cajupi, Tirane Librari Ora, Shkoder

Librari Une mesoj, Pogradec

Botimi mund të porositet on line në platformat ose në telefon.   

Libraria Adrion : https://adrionltd.com ; tel: 04 225 72 31

Shtëpia e librit: https://shtepiaelibrit.com;  tel: 0692582 308

Bukinisti: https://bukinist.al; tel 0675050810

Librari Plisi: https://www.facebook.com/plisi.librari.7  tel : 0696163329

Por, sigurisht ju mund t'i drejtoheni edhe librarit tuaj më të afërt, i cili furnizohet lehtësisht në rrjetin e shpërndarjes.

 

Të këshilluara

Ekzekutohen në pritë 2 vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku janë vrarë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, prane baneses se dy vellezerve. Viktima...

23:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI