Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Krimi i dyfishtë në Krujë dyshohet për hasmëri, identifikohet autori

Lapsi.al 5 June 2020
Krimi i dyfishtë në Krujë dyshohet për hasmëri,

Dyshohet se hasmëria është shkak i krimit të dyfishtë ndodhur mbrëmjën e kësaj të enjteje në fshatin Gramëz të Krujës.

Policia ka identifikuar autorin e këtij krimi të dyfishtë.

Autori i  kësaj ngjarje të rëndë është Roland Pula 32 vjeç, nga Kruja. Ndërkohë Policia bën me dije së është gjetur dhe automjeti i 32 vjeçarit Pula.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendgjarje, ndërsa punohet për arrestimin e autorit.

Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjec, u qëlluan mbrëmjen e së enjtes për vdekje me armë zjarri.

5899bd6b 2198 4c5d 9d89 Bc98d4b7552f

Të këshilluara

Ekzekutohen në pritë 2 vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku janë vrarë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, prane baneses se dy vellezerve. Viktima...

23:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI