Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Detaje nga masakra në Krujë/ Si nisi sherri në kafe, autori konflikte me viktimat dhe herë të tjera

Lapsi.al 5 June 2020
Detaje nga masakra në Krujë/ Si nisi sherri në kafe, autori

Të tjera detaje zbulohen nga qëllimi për vdekje e dy vëllezërve mbrëmë në një fshat të Krujës. Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Gramëz.

Vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja. Viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë.

Burimet thonë se edhe mbrëmjen e djeshme mendohet të ketë pasur një zënkë mes tyre, teksa dy vëllezërit kanë qenë në kafe dhe janë kapur me fjalë me vëllain e autorit.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat i ashpër, që përfundoi në ngjarjen tragjike. Kujtojmë se autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Të këshilluara

Ekzekutohen në pritë 2 vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku janë vrarë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, prane baneses se dy vellezerve. Viktima...

23:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI