Flash

Reforma Zgjedhore/ Meta i bën një thirrje opozitës

Lapsi.al 5 June 2020
Reforma Zgjedhore/ Meta i bën një thirrje opozitës

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje opozitës që të jetë e qartë në kërkesat e saj sa i takon dialogut për gjetjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Kreu i shtetit theksoi se palët duhet të lënë mënjanë arrogancën, për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të plotësuar një ndër kushtet e vendosura nga Bundestagu.

“Besoj se mesazhet kanë qenë të qartë. Mesazhi im për opozitën është që të jetë e qartë, të bëjë maksimumin për konsensus dhe të koordinojë sa më ngushtë me partnerët tanë dhe me komisionerët dhe Bundestagun. Ta shohin me vëmendje reformat në Shqipëri dhe anën substanciale dhe cilësinë e tyre. Është e rëndësishme që të tregojnë të gjithë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme që mos të intimidojnë qytetarët, as më arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre." u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI