Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Arrestimi i ish-senatorit italian dhe skandali i mbetjeve, Rama sulmon Metën e Bashën

Lapsi.al 5 June 2020
Arrestimi i ish-senatorit italian dhe skandali i mbetjeve, Rama sulmon

Edi Rama reagoi pas një shkrimi të publikuar dje në median italiane “Il fatto quotidiano” për arrestimin e ish-senatorit italian Sergio De Gregorio. Në shkrim thuhet se De Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare.

Rama sulmoi sot Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke i cilësuar si ‘opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai’.

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruan Rama. 

Nga ana tjetër personi që përmendet në shkrimin e medias italiane, Ilir Kulla ka reaguar sot duke e cilësuar shpifje përmendjen e emrit të tij si përsoni që ka lobuar kundër qeverisë shqiptare.

“Të dashur miq kisha vendosur të mos përdorja me facebook por një fakenews e servirur në media sot në lidhje me emrin tim më detyron t’i përgjigjem atyre që kanë merakun të heqin vëmendjen nga biznesi me i madh i mafies në Shqipëri droga dhe mesa duket fatkeqësisht nga dështimi i marrëveshjes së Reformës Zgjedhore. Nuk është sekret që unë njoh dhe kam shumë miq në Itali. Kryesisht ata janë njerëz të medias. Politikës dhe Biznesit. Edhe në shkrimin në fjalë bëhet fjalë se unë paskam njohje me ish-Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes të Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur këtë senator dhe shumë të tjerë deputetë, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavarësisht qasjes qesharake të një shkrimi të porositur se unë paskam lobuar kundër qeverisë tonë në Itali e atij që i paskam lobuar dhe më paska paguar për “detyrën” që i paskam dhënë. Më duhet të them se kjo është vetëm një SHPIFJE dhe asgjë më tepër. Çdo kritikë, oponencë dhe opozitë që kam bërë me këtë qeveri dhe qeveritë e mëparshme i kam pasur publike dhe do t’i kem publike. I vetmi koment që kam është SHPIFJE, sa për plehrat ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane por mbi të gjitha mbetje njerëzore”, shkruan Kulla.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI