Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rezulton i rremë alarmi për bombë te Ambasada Ruse, çanta e braktisur kishte vetëm rroba

Lapsi.al 5 June 2020
Rezulton i rremë alarmi për bombë te Ambasada Ruse, çanta

Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka vendosur në alarm autoritetet se brenda saj mund të kishte lëndë eksplozivi. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në trotuar dhe njëri prej oficerëve e ka hapur. Brenda çantës rezultoi se kishte vetëm rroba. Ajo ishte harruar aksidentalisht nga një person në trotuar. Çanta e braktisur vendosi në alarm autoritetet e sigurisë së Ambasadës Ruse, po jo vetëm Zona u rrethua nga policia, ndërkohë që pritet të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e ka harruar.

Të këshilluara

Alarm për bombë pranë Ambasadës së Rusisë

Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka ngritur dyshime se brenda saj mund të ketë lëndë eksplozivi. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në tr...

15:23

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI