Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çfarë thotë Yuri Kim pas arritjes së marrëveshjes për “zgjedhoren”

Lapsi.al 5 June 2020
Çfarë thotë Yuri Kim pas arritjes së marrëveshjes

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se marrëveshje për Reformën Zgjedhore është arritur me konsensus mes palëve. Ajo tha se palët kanë hequr dorë nga disa kërkesat e tyre, siç ishte PS nga depolitizimi i administratës Zgjedhje, dhe kjo sipas saj është për të mirën e vendit.

"Jemi shumë të kënaqur që të shohim që Këshilli politik arriti një marrëveshje, e rëndësishme në saj të të gjitha orëve të punës që janë dhënë nga të gjithë anëtarët. Të gjithë partitë dhe persona kontribuuam, por edhe kanë hequr dorë dhe kanë dhënë diçka.

Dhe e bënë këtë gjë që të tjetër Shqipëria jo që përfiton. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjerë, kjo është diçka për të cilët të gjithë do të japin mbështetjen e tyre. Sa i përket SHBA ne jemi krenar për këtë marrëveshje dhe do ju mbështesim për integrimin në BE", - tha Kim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI