Flash

Kanabisi, nis monitorimi me dron në Kukës

Lapsi.al 6 June 2020
Kanabisi, nis monitorimi me dron në Kukës

Dy dronë po kontrollojnë zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku mbi 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë. Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për t’i kultivuar.

Në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar.

Këta dy shtetas u shpallën në kërkim policor dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

Të këshilluara

Moti, fundjava nis me vranësira dhe reshje

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Reshje do ketë në zonat lindore. Gja...

09:42

Lotaria Amerikane, sot dalin përgjigjet

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndo...

09:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI