Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

BE-ja, sa afër, aq larg marrëveshjes Kosovë-Serbi

Lapsi.al 6 June 2020
BE-ja, sa afër, aq larg marrëveshjes Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian, këtë vit, është në prag të arritjes së një marrëveshjeje historike mes Kosovës dhe Serbisë, por ekzistojnë dy pengesa të mëdha që qëndrojnë në këtë rrugë, dhe çuditërisht, ato mund të mos gjenden në Beograd dhe Prishtinë, por më shumë në Paris dhe Uashington.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj, prej se BE-ja e emëroi ish-ministrin e jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, si përfaqësuesin e saj të posaçëm për dialogun. Kjo është hera e parë që BE-ja emëron një zyrtar me këtë përgjegjësi. /rel

Të këshilluara

Lotaria Amerikane, sot dalin përgjigjet

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndo...

09:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI