Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kryeministri i Kosovës dorëzohet para Thaçit, i jep frenat e dialogut me Serbinë

Lapsi.al 6 June 2020
Kryeministri i Kosovës dorëzohet para Thaçit, i jep frenat e

Ka vetëm tre ditë që ka ardhur në detyrë, dhe Avudullah Hoti ka treguar se përse i është besuar pozicioni i kreut të qeverisë. Hoti ia ka deleguar presidentit Hashim Thaçi zhvillimin e negociatave me Serbinë.

Mediat vendase publikojnë dokumentin me 58 faqe, ku edhe sqarohet qartë roli i presidentit Thaçi.

“Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.

Ishte pikërisht “bekimi” që negociatat t’i vijonte Thaçi, çështja që i “hëngri kokën” ish-kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit, ka folur hapur në Kuvend dhe jo vetëm duke u shprehur se Thaçi kërkonte ndarjen e territorit të Kosovës duke vendosur që të mbante larg negociatave me fqinjët.

Pas rezistencës së Kurtit, LDK-ja zhvilloi edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij duke rritur në detyrë zv.kryeministrin Hoti, i cili u tregua i gatshëm që t’i jepte Thaçit gjithë çfarë donte.

Nuk dihet pse ka ndodhur ky delegim kompetencash, i cili nuk ishte përfshirë as në programin qeverisës që e kishin bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike. Jo vetëm që presidentit nuk i njihej ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Madje, presidenti nuk përmendej kurrkund në dokument.

Të këshilluara

Kanabisi, nis monitorimi me dron në Kukës

Dy dronë po kontrollojnë zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet kanë vijuar dhe nga t...

09:44

Moti, fundjava nis me vranësira dhe reshje

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Reshje do ketë në zonat lindore. Gja...

09:42

Lotaria Amerikane, sot dalin përgjigjet

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndo...

09:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI