Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Basha takon bizneset në Tiranë: Ramavirusi i çon lekët për oligarkët, 60 biznese mbyllen çdo ditë (VIDEO)

Lapsi.al 6 June 2020
Basha takon bizneset në Tiranë: Ramavirusi i çon lekët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot te disa biznese në zemër të Tiranës, siç tha ai gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale. Ndërsa dëgjoi nga afër shqetësimet e qytetarëve, Basha tha se kjo ishte beteja e vërtetë.

“Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe”,– tha ai.

Basha tha ndër të tjera se qytetarët duhet të bashkohen për të mirën e tyre dhe për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune.

“Ne si PD në qendër të vëmendjes do kemi luftën ndaj varfërisë, ndërkohë që kryeministri harxhon mijëra euro për një udhëtim me charter që nuk na e tregon edhe pse ka shkuar. Beteja e PD do fokusohet tek njerëzit. Ne kemi zgjidhje reale për qytetarët. Ai e ka shkatërruar për 7 vite ekonominë dhe bizneset tani do të na kopjojë, por ju e shihni vetë si po zhytet ekonomia”,- tha kryedemokrati.

Lideri i opozitës tha më tej: “Të bashkohemi të gjithë për një ekonomi më të fortë, të ndihmojmë biznesin, konsumin dhe jo një grusht oligarkës. Duam punësim për të gjithë dhe jo skllevër për 5 oligarkë”.

Komunikimi i plotë i kryetarit të PD:

Lulzim Basha: Jemi në zemër të Tiranës dhe ky dyqan është një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit, dyqani është kreperi apo palaçinka siç i thonë në Kosovë apo pancake siç i thonë anglezët. Dhe xhiro ka rënë sa krahasuar me para?

Shitësi: Tani është 1/3-a.

Lulzim Basha: 1/3-a e xhiros në mes të Tiranës, ndërkohë që nuk arrijnë as të paguajnë as qeranë. Zonja këtu është qeradhënësia, qeranë nuk arrin dot ta marrë sepse dyqani ka qëndruar i mbyllur dhe nuk ka as dëmshpërblim, as asgjë. Dhe lajmi më i keq që kam marrë sot në mëngjes është se numri i bizneseve që mbyllen përditë ka shkuar në 60; 60 biznese në ditë mbyllen. Kjo të dashur miq është fushëbeteja e vërtetë. Kjo është drama e madhe që ka shkaktuar Edi Rama vendit. Ramavirusi ka shkaktuar dëmin më të madh në ekonomi. Ky është fronti i vërtetë i shqiptarëve, gjithçka tjetër bëhet për t’iu hequr vëmendjen nga kjo dramë e madhe.

Ndaj dua t’ju siguroj sot nga zemra e Tiranës, se ne si opozitë dhe Partia Demokratike në qendër të vëmendjes kemi dhe do të kemi në qendër të vëmendjes ekonominë, rimëkëmbjen e saj, punësimin dhe luftën kundër varfërisë.

Zgjidhjet nuk janë të lehta por janë të mundura, hapi i parë lekët që sot iu shkojnë oligarkëve dhe që Edi Rama i bën rrush e kumbulla duke ikur për një ditë me charter qindra mijëra euro nga paratë e taksave tuaja, në vend që t’iu japë familjeve në nevojë, në vend që t’iu japi bizneseve që po mbyllen i harxhon për një udhëtim 24 orë dhe as nuk na tregon përse ka shkuar, me paratë tona, me paratë tuaja, të taksapaguesve, e miliona të tjera që i bën rrush e kumbulla.

Këto para do të shkojnë urgjentisht tek familjet, do të shkojnë tek biznesi, do të shkojnë te rindërtimi i një politike taksash dhe mbështetje për ekonominë që është emergjencë kombëtare. Kjo është emergjenca e vërtetë kombëtare, kjo është beteja e vërtetë e shqiptarëve që kanë dhe do të kenë vëmendjen time të plotë, të Partisë Demokratike, dhe për të cilën kemi zgjidhje.

Zgjidhja reale si ato që kemi propozuar dhe sa do të përpiqet ti kopjojë Edi Rama i cilin nuk e ka haberin nga ekonomia por vetëm nga vjedhja dhe rrënimi i ekonomisë, nuk mund tu japë zgjidhje sepse për 7 vite ai është shkatërruesi i ekonomisë, ai është zhvatësi i parave publike të shqiptarëve dhe i pasurive të shqiptarëve së bashku me një grusht oligarkësh.

E pra sot nga qendra e Tiranës, në qoftë se këtu gjendja është kështu, imagjinoni se si është kudo tjetër. Nuk ka nevojë ta imagjinoni ju dilni ditë për ditë nga shtëpia dhe shikoni se si ekonomia shqiptare po zhytet ditë për ditë në një krizë gjithmonë e më të thellë.

Ka vetëm një rrugëdalje: të bashkohemi të gjithë dhe të ja kthejmë qeverisjen e marrë peng shqiptarëve, të ja kthejmë taksat qytetarëve, t’jua kthejmë shërbimet qytetarëve dhe të ndërtojmë së bashku një ekonomi të fortë me shanse punësimi për të gjithë. Të ndihmojmë bizneset, të ndihmojmë konsumin, të ndihmojmë njerëzit dhe jo një grusht oligarkësh.

Shqipëria e të gjithëve dhe jo Shqipëria e një grushti njerëzish.

Ekonomia për të gjithë dhe jo ekonomia vetëm për një grusht njerëzish.

Punësimi për të gjithë dhe jo skllevër të 5 oligarkëve dhe të Edi Ramës.

Ju përshëndes nga qendra e Tiranës ku do të vazhdoj takimet me biznesin, me familjet autoktone të Tiranës dhe me pronarët.

Ju përshëndes edhe unë edhe zonja Beshiri!

Shpresa me Partinë Demokratike dhe me programin tonë do të marrë formën e mbështetjes konkrete dhe garancive për të gjithë, për biznesin, për të punësuarit dhe natyrisht edhe për pronarët.

LIVE - Nga takimi me bizneset dhe qytetarët në zemër të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.9

Të këshilluara

20 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat jan...

11:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI