Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vittorio Sgarbi rrezikon të mbytet në plazhin e Palasës (VIDEO)

Lapsi.al 6 June 2020
Vittorio Sgarbi rrezikon të mbytet në plazhin e Palasës (VIDEO)

Vittorio Sgarbi ka rrezikuar të mbytet në bregdetin e Palasës, për shkak të dallgëve të forta.

Ai ka qenë në shoqërinë e së bijës, duke notuar, teksa dallgët e forta e kanë bërë të rrezikojë mbytjen.

Në videon e publikuar nga vetë personaliteti i njohur i televizionit italian duket qartë momenti ku dallgët e forta bëjnë që ai të humbasë në ujë për disa sekonda.

Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar mirë.

Ai u ndihmua nga vajza e tij shqiptare, Alba dhe nga rojet bregdetare për të dalë shëndoshë e mirë.

Sgarbi u tundua nga ujërat e kaltra të jugut, dhe përfitoi nga rasti për t’u futur në det. Por italiani, që shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, nuk kishte llogaritur rrymat dhe erën që frynë në atë zonë.

Të këshilluara

20 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat jan...

11:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI