Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, 2 viktima dhe 125 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 6 June 2020
Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, 2 viktima dhe 125 raste të reja me

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 125 të infektuar me koronavirus si dhe dy viktima, nga testimi i 1,085 mostrave në 24 orët e fundit.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga qytetet e Prilepit dhe Strumicës dhe tani numri të vdekurve nga sëmundja COVID-19 (që e shkakton koronavirusi) ka arritur në 151.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 46 raste, 19 në Kumanovë, 17 në Shtip, 16 në Tetovë, 7 në Strugë, 6 në Gostivar ndërsa në tetë qytete tjera ka më pak të infektuar.

Me rastet e reja, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 2,915, i të shëruarve në 1,640 , ndërsa raste aktive mbeten 1,124 persona.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 35,471 mijë teste. Numri i madh i të vdekurve është në qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Strugës dhe Shtipit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka sqaruar se numri i lartë i të infektuarve ka të bëjë me mosrespektimin e masave mbrojtëse, por edhe me numrin e lartë të testeve të kryera, që sipas tij është më i lartë, krahasuar me vendet e rajonit.

Ai bëri thirrje për respektimin e masave si dhe mosfshehjen e simptomave, pasi siç tha, tani shumica e të infektuarve shfaqen me më pak simptoma.

“Virusi është këtu, andaj nevojitet kujdes dhe bashkëpunim më i madh me mjekët. Virusi nuk është i rrezikshëm si në fazën fillestare, por megjithatë duhet reagojmë me kohë që të dalin nga gjendja me sa më pak pasoja”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 180 të infektuar që ishte shifra më e lartë me të infektuar që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus, më 26 shkurt.

Që nga dita e premte qytetet më të prekura si Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi janë në izolim të plotë. Ndalimi i lëvizjes në këto qytete do të vazhdojë deri të hënën në orën 05.00.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI