Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Heqja e masave të reciprocitetit, Albin Kurti: Edhe të shtunën punojnë për t’i shërbyer Serbisë

Lapsi.al 6 June 2020
Heqja e masave të reciprocitetit, Albin Kurti: Edhe të shtunën

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë. Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit. Ai në një konferencë për media ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai. Nderkaq menjehere ka reaguar Kurti, i cili shkruante se dhe te shtunen qeveritaret punonin per ti sherbyer Serbise dhe interesave te saj.

Reagimi

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI