Flash

Shoqata e Transportit Urban thirrje qeverisë: Na lejoni të punojmë!

Lapsi.al 6 June 2020
Shoqata e Transportit Urban thirrje qeverisë: Na lejoni të

Shoqata e Operatorëve Kombëtarë të Transportit, ka reaguar sot për situatën në të cilën ndodhet ky sektor që prej tre muajsh vijon të qëndrojë i mbyllur. Në një kohë, kur shumë aktivite të tjera janë hapur dhe masat kufizuese nuk ka më, kjo shoqatë kërkon që dhe transporti të bëhet sërish funksional. Në një letër publike ata shprehen se do nisin protesta, nëse qeveria nuk merr masa për të lejuar nisjen e aktiviteti. Shoqata e Operatorëve Kombëtarë të Transportit thekson faktin se qeveria nuk ka ende një datë se kur do të fillojnë nga puna linja interurbane.

DEKLARATA E PLOTË

Shoqata jonë, përfaqësuese e operatorëve kombëtarë të Transportit të udhëtarëve, kërkon t’ju bëjë me dije lidhur me situatën aktuale të aktivitetit të Transportit si një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë tonë kombëtare. Përpjekjet tona kanë ndjekur njëra-tjetrën. Hapi yni i rradhës, është shkresa zyrtare e fundit dërguar Kryeministrit Rama dhe ministrave përkatës, lidhur me qëndrimet tona sa i përket funksionimit të sektorit tonë post Covid-19! Aktiviteti ynë vazhdon i pezulluar nga masat e Covid-19, duke mos patur në të kaluarën e mos marrë mbështetje nga shteti në asnjë formë suporti, përveç të vetmes ‘pagë-lufte’, kur sapo u mbushën 3 muaj pa asnjë aktivitet. Ndërkohë në emisionin Opinion TV Klan të datës 04/06, kryeministri Rama deklaron se çdo aktivitet është hapur.

Kërkojmë dashamirësisht pasqyrimin nga ju të kërkesave tona, që ky biznes të mund të ketë një frymëmarje në këtë situatë e moment tepër të vështirë, ku vijmë nga një e kaluar të lënë të braktisur dhe harruar nga strukturat kompetente shtetërore, përballë konkurencës së pandershme e të paligjshme me flotat informale e jo vetëm. E ardhmja e aktivitetit tonë duket e zymtë. Ne kërkojmë të fillojmë aktivitetin e të vazhdojmë me korrektësi punën tonë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, me shpresën se me të njëjtën korrektësi e standart, do t’na përgjigjen strukturat e shtetit të së drejtes në TE DREJTEN tonë! Në rast se kërkesat tona do të injorohen, ne do të jemi të detyruar të përshkallezojmë qëndrimet tona në nivel kombëtar.’ Ju faleminderit paraprakisht. Me shume respekt; Drejtuesit e shoqates se trasportit te udhetareve: Dashnor Memaj – Eneo Sulejmanaj.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI