Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Investimi 1 miliard lekë tek Parku Rinia, përmbytet me shiun e parë

Lapsi.al 6 June 2020
Investimi 1 miliard lekë tek Parku Rinia, përmbytet me shiun e

Një tjetë investim i rëndësishëm i kryer nga bashkia e Tiranës u përmbyt sot pas vetëm një orë reshjë shiu.

Bëhet fjalë për parkun "Rinia" në të cilin u investuan plot 1 miliard lekë nga bashkia e Tiranës.

Pas inagurimit me shumë bujë 5 ditë më parë, sot hapësirat mes kodrave të e krijuara në këtë park u kthyen më pellgje të mbushura me ujë.

Një Venecia e vogël, të cilët i mungojnë vetëm gondolat që qytetarët ta shfrytëzojnë për lundrim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI