Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Rama i jep 520 milion lekë Mirela Kumbaros, shpenzime për Vitin e Skënderbeut

Lapsi.al 30 March 2018
Rama i jep 520 milion lekë Mirela Kumbaros, shpenzime për Vitin e

Rilindja gjithnjë është dalluar për organizimin e ceremonive plot shkëlqim dhe me shije. Pa dyshim që kështu do të jenë edhe aktivitetet për Vitin e Skënderbeut, që do t'i organizojë Ministria e Kulturës. Por aktivitete nuk mund të bëhen falas. Qeveria sapo ka miratuar një vendim që t'i kalojë 520 milionë lekë Ministrisë së Kulturës për aktivitetet e Vitit të Skënderbeut, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR MINISTRINË E KULTURËS, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR REALIZIMIN E AKTIVITETEVE, PJESË TË KALENDARIT PËR VITIN 2018, SI “VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, i shtohet fondi prej 52 200 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të vitit 2018, si “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

2. Fondi prej 52 200 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh ndahet, si më poshtë vijon:

a) Në programin buxhetor “Trashëgimia kulturore dhe muzetë” (08220), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 14 200 000 (katërmbëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekësh;

b) Në programin buxhetor “Art&kultura” (08230), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 38 000 000 (tridhjetë e tetë milionë) lekësh.

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

“Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri?”

Pyetjen në titull e ka ngritur sot Partia Demokratike. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se dokumentet e publikuara 2 ditë më par...

15:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI