Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Përgjimet/ Pse policët kërkonin 30% të kanabisit dhe jo para

Lapsi.al 30 March 2018
Përgjimet/ Pse policët kërkonin 30% të kanabisit dhe jo para

Një fakt që ka rënë në sy në përgjimet e fundit të zbardhura nga dosja e Prokurorisë për Krime të Rënda mes trafikantëve të grupit të “Habilajve” është një bisedë ku thuhet se policët që dilnin garant për drogën e kërkonin shpërblimin në kanabis dhe jo në para.

Bëhet fjalë për një bisedë me mesazhe të datës 16.04.2016 nga “Aliej” (i paidentifikuar) dhe “Agushi” (Taulant Haxhiraj i arrestuar). Ata flasin për kultivim kanabisi në fshatrat e Vlorës me garanci nga lart. Aliej sqaron se policia merr 30% të prodhimit dhe pagesa nuk bëhet në para, por me “gjëra”.

Agushi: Më tha ai në Kuç, vij sa të duash, 30%, këtyre dhe hajd t’i vëmë vlla, po s’po gjej tokë. Ka vajt një nga Vlora në Kuç që ju ka dhënë leje ky dhe ai nga Fr…. që po bën të madhe. Pastaj kanë vënë pa leje. Po të gjejmë tokë atje vlla, të dal garant vllai.

Aliej: Të marr vesh vlla.

Agushi: Jo vetëm në Kuç, Bolen, Kallarat, Vranisht, kudo në këto të del vllai garant, të mbrojtur e të sigurtë, si më kanë thënë.

Aliej: Po do fol me na një që ka tokë, vlla. Po këta që dalin garant sa për qind kërkojnë vlla?

Agushi: 30%.

Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë vlla?

Agushi: Gjëra, ça lekësh!

Aliej: Të marr vesh.

Agushi: Sot që po flasim, më kanë lënë 80 kile mua në shtëpi atë të tyren.

Aliej: Të marr vesh vlla.

Por pse policia nuk merrte “shpërblimin” në para por kërkonte pjesën e vet të kanabisit. Gazetari Artan Hoxha jep një përgjigje për këtë teme.

“Ka 2 pagesa për policët e korruptuar. E para ishte “për rrënjë” që paguhej që në fillim, pra po themi 50 euro për rrënjë, por ti mund të preferoje të mos e merrje "për rrënjë", por të merrje prodhimin në fund. Kur i thotë ai “më ka dhënë 80 kg” ia ka lënë policia. Problemi që kishin trafikantët tanë në 2017-ën ishte se duhet të bënin 3 rrugë dhe një nga këto ishte për policinë.

Pse policia nuk i merrte “për rrënjë”, por preferonte ato “gjërat” që thotë ai? Sepse nga një bimë kanabis prodhohen nga 300 gr në 1 kg. Pra 1 kg kur shitet në Itali i shkon çmimi në mbi 1000 euro. Ai nuk paguan gjë për transportin se paguan tjetërkush. Janë disa magazina të mëdha ku u kap 12 ton. Aty ka qenë gjysma për dy grupe kriminale dhe gjysma tjetër dyshohej të ishte e policisë,” - tha Hoxha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI