Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Erdogan flet për arrestimet e profesorëve gylenistë në Kosovë: Me lejen e Zotit...!

Lapsi.al 30 March 2018
Erdogan flet për arrestimet e profesorëve gylenistë në

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka rikonfirmuar zotimin për të sjellë para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, por do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdogan.

Por, arrestimi i 6 shtetasve turq, profesorë e doktorë të kolegjit "Mehmet Akif"- nga Shërbimi Sekret i Kosovës dhe ekstradimi drejt Turqisë, ka shkaktuar tërmet në qeverinë e Kosovës. Si Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj e dënuar ashpër këtë akt të Policisë dhe Shërbimit Sekret pa informuar qeverinë; sipas tyre, ky akt nuk qe tjetër veçse shkelje e të drejtave të njeriut dhe i kushtoi shkarkimin e mënjëhershëm nga detyra sot, si kreut të Agjensisë së Inteligjencës, Driton Gashi ashtu dhe Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefaj.

MOTIVACIONI I SHKARKIMIT TE KREUT TE SHERBIMIT SEKRET DHE MINISTRIT TE BRENDSHEM:

Haradinaj në shkresat drejtuar Gashit dhe Sefajt:

“Dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë.

Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet. Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Agjencia ( Ministria në shkresën e Sefajt) që ju drejtoni, kërkoj nga ju lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI