Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

FOTO/ Ndahet papritur nga jeta agjenti shqiptar i FBI-së, operacioni i fundit...

Lapsi.al 30 March 2018
FOTO/ Ndahet papritur nga jeta agjenti shqiptar i FBI-së, operacioni i

Hamdi Kosturi, kishte emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1999-2000, dhe mes përpjekjeve të shumta për të vazhduar një jetë më të mirë larg atdheut të ri, Kosturi ja arriti të merrte pasaportën dhe të futet në FBI.

Pas pak kohësh ai u bë “agjent special”, dhe rreth 2 javë më parë, publiku shqiptar e pa përkrah njerëzve që hetuan dhe zbuluan 7 grupe të strukturuara kriminale në shtete të ndryshme, të cilat kishin kontrabanduar rreth 1 mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Një javë pas këtij operacioni mjaft të suksesshëm, 39-vjeçari është ndarë nga jeta. Express shkruan se ai ka pësuar infarkt në shtëpinë e tij në Tiranë. Ai ishte me origjinë nga Fushë-Kruja. Konsiderohej një hetues mjaft i zotë dhe që koordinoi punën e FBI me policinë shqiptare për finalizimin me sukses të mega-operacionit të koduar “One If – By Land”.

Image result for hamdi kosturi

Për nder të tij u organizua një ceremoni në ambientet e Policisë së Shtetit ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu. Nënës dhe vëllait të Hamdi Kosturit, ju dorëzua një dekoratë mirënjohjeje për kontributin e rrallë që 39-vjeçari ka dhënë gjatë zbatimit të misionit të tij.

Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë (DSS ose DS), që është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.

Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën). Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve.

Të këshilluara

“Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri?”

Pyetjen në titull e ka ngritur sot Partia Demokratike. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se dokumentet e publikuara 2 ditë më par...

15:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI