Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Futbollisti Hakan Şükür: Si bir prindërish nga Prishtina, ju lutem mos e turpëroni Kosovën

Lapsi.al 30 March 2018
Futbollisti Hakan Şükür: Si bir prindërish nga Prishtina, ju

Ish-futbollisti i shquar turk, Hakan Şükür (Shykyr) me prejardhje shqiptare i është përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, në rrjetin social, Twitter, duke i kërkuar të ndërhyjë për turqit e arrestuar në Kosovë.

“Si bir prindërish të lindur në Prishtinë, ju inkurajoj të ndaloni këtë turpërim të pakuptimtë të vendit tuaj”, shkruan ai.

Kryeministri Haradinaj kishte shkruar më parë në Twitter se nuk kishte qenë në dijeni të arrestimit për deportim të gjashtë mësuesve në Kosovë dhe se do të merrte masat e duhura ligjore dhe kushtetuese që i jepte posti i kryeministrit.

Shumë kritikë të politikës në Kosovë nuk i kanë besuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli se nuk kanë qenë në dijeni të arrestimeve.

Nuk është hera e parë që të paktën Haradinaj ankohet se nuk po merr informacionin e duhur si kryeministër.

Hakan Shykyr bëri jehonë në Turqi, kur deklaroi publikisht në 2013, se nuk ishte “turk” por “shqiptar”.

Ai ka qenë deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit, por është dorëhequr prej saj, pas konfliktit mes presidentit turk dhe Fetullah Gylen.

Ai është konsideruar qysh atëhere, një figurë e lëvizjes gyleniste në Turqi.

Që prej nëntorit 2017, jeton në California, si i strehuar politik për shkak të një procesi gjyqësor të ngritur kundër tij për fyerje të presidentit Erdogan.

“Detyrua juaj nuk mjafton vetëm që të pushoni nga puna zyrtarët përgjegjës për këto arrestime”, i shkroi ai kryeministrit Haradinaj, por dhe që t’i ktheni këta njerëz mbrapsh, në gjirin e familjeve të tyre dhe bashkoni me fëmijët e tyre”.

(Ruben Avxhiu)

Të këshilluara

“Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri?”

Pyetjen në titull e ka ngritur sot Partia Demokratike. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se dokumentet e publikuara 2 ditë më par...

15:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI