Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Basha i përgjigjet Ramës: Me paratë ruse, banka e nuses tënde blen banka në Shqipëri

Lapsi.al 29 March 2018
Basha i përgjigjet Ramës: Me paratë ruse, banka e nuses

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë akuza ndaj një ministrit të qeverisë së Edi Ramës se ka nisur banditë për të larguar një biznesmen shqiptaro-amerikan.

Sipas Bashës, me këtë çështje është njohur dhe ambasada e SHBA, por prokuroria nuk nis hetimet. Basha i ka dhënë përgjigje akuzave të Edi Ramës për lidhjet ruse. Duke folur në sallën e Kuvendit, kreu i PD-së dhe opozitës u shpreh se nuk ka asnjë lidhje të partisë së tij.

"Në gropa ke rënë, e sa herë del këtu zhytesh më thellë. Unë s'jam mik i yti, miqtë e tu janë Shullazi, Habilaj.

Disa i ke pasur edhe këtu, Armando, Arbeni, disa të kanë ikur nga këtu.

Më gjej ti një cent apo një kontakt të PD-së direkt apo indirekt me oligarkët rusë, asnjë. Nëse prokuroria nuk do të kontrollohej nga ti, atëherë një ministër yti ka nisur banditë ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan.

Fondet kryesore të bankës ku drejton bashkëshortja jote blen banka në Shqipëri, nga fondi rus i privatizimeve prej më shumë se 500 milionë dollarësh", tha Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI