Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Familja apo karrigia, Monika Kryemadhi tregon çfarë zgjedh Edi Rama të parën

Lapsi.al 29 March 2018
Familja apo karrigia, Monika Kryemadhi tregon çfarë zgjedh Edi Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu rikthye akuzave të forta kundër Edi Ramës në parlament, duke përmendur edhe familjarët e tij.

“Edhe pse nuk ka vënë kufje nuk ka veshë për të dëgjuar, por ai duhet të vendos syze që të shikojë vetëm ato që shikon në Facebook, por të shikoj dhe mjerimin.

Të gjithë e dinë se Rama, nuk ka kursyer askënd nga njerëzit e tij më të afërt, bashkëpunëtorë, e dinë që nuk ka kursyer as familjarët e tij kur ka qenë fjala për të ruajtur karrigen.

Ku e ke ish ministrin që kanabizoi vendin, paratë e të cilit të sollën në pushtet. Në këtë sallë në krah ka njerëz milionerë, por që nuk justifikojnë dot as makinat me të cilat lëvizin. Ke njerëz që bëjnë jetë luksoze dhe i sheh në shoqërinë e banditëve dhe kriminelëve por hesht, se i shërbejnë” u shpreh Monika Kryemadhi në parlament.

Pak ditë më parë, kryetarja e LSI-së iu drejtua Ramës me një ftesë për t'u ulur dhe për të diskutuar në lidhje me situatën ekonomike të vendit, ndërsa PS iu përgjigj duke blerë me shumicë këshilltarët bashkiakë në të gjithë vendin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI