Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Rama ia plas në fytyrë opozitës: Ne nuk ju ndalojmë dot që të thyeni qafën për aty ku jeni nisur

Lapsi.al 29 March 2018
Rama ia plas në fytyrë opozitës: Ne nuk ju ndalojmë dot

Rruga e Kombit dhe taksa e vendosur për kalimin në të është tema e debatit sot në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama u është përgjigjur sot akuza të opozitës për pagesën në Rrugën e Kombit, duke e cilësuar gjithë sa po ndodh, flamur të një patriotizmi të rreckosur, pasi si ka thënë ai jemi i vetmi vend në Evropë që i ka rrugët pa pagesë.

Rama falënderoi dy ministrat e LSI-së, Haxhinasto dhe Dervishaj, për punën e bërë, duke akuzuar LSI se mendon kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë. Ai nuk ka lënë pa shigjetuar kreun e opozitës, ndonëse pa i përmendur emrin.

“E dimë historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë në sallë, dimë dhe shumë bëma, kjo rrugë është e papërfunduar, pa studimet e nevojshme gjeologjike. Formulë rrumpallë, që ju bëtë sa herë ju është dhënë mundësia të merrni në dorë çelësat e shtetit. Përgjigja që ka qenë mësim për ne është nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashton banorët si teori nga detyrimet pasi ata janë përdoruesit. Me atë avaz po shkoni kokëposhtë, ne nuk ju ndalojmë dot që të thyeni qafën për aty ku jeni nisur, por ajo që duhet ta dinë njerëzit janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për të përdorur për të lehtësuar barrën, duke e hequr nga ata që përdorin transportin publik, me autobus apo furgon” - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI