Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Damian Gjiknuri fut në sherr LSI, përveç Haxhinastos të tjerët janë karagjozë

Lapsi.al 29 March 2018
Damian Gjiknuri fut në sherr LSI, përveç Haxhinastos të

Për të rrëzuar akuzat e opozitës kundër taksës së Rrugës së Kombit, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri kujtoi se të gjitha qeveritë kanë qenë dakort për dhënien me konçension të rrugës. Për këtë ai citoi disa deklarata të Sali Berishës kur ka qenë kryeministër, të Edmond Haxhinastos kur ka qenë ministër, të Sokol Dervishajt, gjithashtu ministër dhe të Ylli Manjanit, kur e përkrahte projektin e konçensionit.

Por Gjiknuri bëri dallimin mes Haxhinastos dhe deputetëve të tjerë që kanë sulmuar qeverinë për taksën e Rrugës së Kombit, duke i quajtur ata karagjozë.

“Përshëndes dhe ministrat kolegë t e LSI që qeverisëm bashkë dhe kanë mbajtur një jashtëzakonisht korrekt dhe unë I përgëzoj për punën e mirë që kanë bërë, ndryshe nga disa kolegë të tjerë të LSI, që sa herë janë në opozitë, dalin bëjnë patriotin. Kur janë në qeveri e mbrojnë patriotizmin e nevojshëm për ta mirëmbajtur këtë rrugë, kur dalin në opozitë, e sulmojnë dhe kjo duket qesharake, një karagjozllëk që i bën qesharakë ato që i thonë.”

Megjithëse Haxhinasto ishte në sallë, Damian Gjiknuri e citoi kur ka thënë: “Mendoj se do të ndjekim një prkatikë botërore. Është e domosdoshme që përdoruesit e rrugës për të marrë një shërbim me cilësi më të lartë duhet të kontribuojnë në mirëmbajtjen e rrugës. Kjo masë nuk është më e lartë se mesatarja e rajonit, është e barabartë me tre apo katër litra karburant”.

Një citim të ngjashëm zgjodhi edhe për Sokol Dervishajn, ish ministrin e transportit. “Është e rendësishme që ky koncenson të fillojë të operojë sa më parë. Është e rëndësishme që rruga të mirëmbahet, mosmirëmbajtja e rrugës nga një investim strategjik e kthen atë në një investim dramatik” ka thënë në atë kohë Dervishaj.

Ndërsa Ylli Manjani sipas Gjiknurit e ka përkrahur konçensionin me këto fjalë: "Nevoja për para për mirëmbajtjen e rrugës është e jashtëzakonshme. Vetëm energjia elektrike e tunelit të Thirrës paguhet sot 500 mijë dollarë në vit. Rruga e kombit nuk ka përfunduar, do edhe 200 milionë euro të tjera”

Ministri i Energjisë tha se rruga e Kombit i ka kushtuar shqiptarëve rreth 1.3 miliard dollarë, por duhen ende 300 milion të tjera për rikonstruksionin e saj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI