Flash

Tronditëse/ Gjendet trupi i groposur i aktores shqiptare në Kaliforni, dyshimet kush e vrau

Lapsi.al 28 March 2018
Tronditëse/ Gjendet trupi i groposur i aktores shqiptare në Kaliforni,

Vjen lajmi shokues për familjen e aktores shqiptare Adea Shabani, e zhdukur prej shkurtit pa asnjë gjurmë. Zyrtarët e policisë në Los Angelos thanë se besojnë se kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani, në një varr të cekët.

Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë. Policia tha se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, i cili ishte i fejuar me një grua tjetër, është i përfshirë në vdekjen e saj.

Spotz ka vrarë veten javën e kaluar, pasi është ndjekur nga policia. Policia tha se autopsia do të përcaktojë se si ka vdekur Shabani. Shabani është parë për herë të fundit më 23 shkurt me Spotzin në Hollivud, tha policia.

Aktorja Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në SHBA dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI