Flash

Sërish largime nga LSI, këshilltarja e Këshillit Bashkiak në Kukës i bashkohet PS

Lapsi.al 28 March 2018
Sërish largime nga LSI, këshilltarja e Këshillit Bashkiak në

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të “tronditet” në të gjithë qytetet, ku lëvizja më e fundit është shënuar në Kukës, aty ku këshilltarja e Këshillit bashkiak, e vetmja grua nga radhët e LSI-së, Zarie Visha është larguar nga kjo forcë politike duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, ajo bën të ditur vendimin e saj, duke theksuar se prej kohësh LSI-ja e ka humbur orientimin e saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke bllokuar bashkë me Partinë Demokratike këtë proces jetik për vendin.

Më tej, Visha thekson se LSI dhe PD po mbajnë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ajo iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, që të largohen nga kjo forcë politike, që sipas saj, po shkatërron të ardhmen e brezave.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI