Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Qëndrimet e kundërta/ Si e nxorri veten bllof Rama për kapjen e 613 kg kokainë

Lapsi.al 28 March 2018
Qëndrimet e kundërta/ Si e nxorri veten bllof Rama për kapjen e

Të jesh koherent në politikën shqiptare duket si diçka e pamundur dhe nëse dikush vuan më pak apo më shumë nga ky fenomen, kryeministri Rama është ndër shembujt më ekstrem të moskoherencës me veten. Kemi parë shpesh deklarata të tijat, për të cilat, më vonë me kohës ai është detyruar të ndryshojë tërësisht qëndrim.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më çështjen e kapjes së 613 kg kokainë në Maminas. Pas oepracionit për kapjen e kësaj sasie droge ministri i Brendshëm doli dhe tha se operacioni është zhvilluar edhe me bashkëpunimin e autoriteteve të huaja, ndërkohë që Rama deklaroi se ky operacion ishte meritë ekskluzive dhe se nuk kishin të bënin fare vendet europiane, si për të treguar se qeveria e tij po bën shtet.

“Fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”. – tha Rama pas operacionit.

Por, në një interviste publikuar dje në median gjermane, “Die Welt”, Rama, teksa ka vlerësuar arritjen e qeverise në luftën me kanabisin, ka thëne se operacioni për kapjen e kokainës rekord u bë në bashkëpunim me italianet.

“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëherë duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre”- tha Rama në interviste.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI