Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Sherr me britma mes Kumbaros dhe Vokshit, deputeti acarohet "Më hoqe trurin..."

Lapsi.al 28 March 2018
Sherr me britma mes Kumbaros dhe Vokshit, deputeti acarohet "Më hoqe

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro refuzoi me ngulm të përmendë fjalën "shembje" për Teatrin Kombëtar. Megjithë këmbënguljen e deputetes Albana Vokshi që përsëriste vazhdimisht që Teatri do të shembej dhe do të shkatërrohej, ministrja foli për ndërtimin e një teatri të ri, për degradimin e godinës së vjetër, por në asnjë moment nuk pranoi të përmendë fjalën "shembje" apo "shkatërrim".

Në anën tjetër ky ishte qëllimi i Albana Vokshit, kryetares së Komisionit të Medias që ngulmoi gjatë për të nxjerrë nga Mirela Kumbaro fjalën "shembje" duke çuar në kaos mbledhjen e komisionit.

Sherri mes dy deputeteve ka zgjatur dhe tonet janë acaruar. Ndërsa dëgjonte në komision,  deputeti socialist, Ismet Beqiri nuk ka duruar më. Në një moment ai iu kthye Albana Vokshit me fjalët  "më hoqe trurin", një shprehje që ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve.

 

Sherri Vokshi-Kumbaro dhe acarimi i deputetit Ismet Beqiri

Vokshi: Je e paditur, jep dorëheqjen.

Kumbaro: Nuk e jap dorëheqjen. Unë flas për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri. Mënyra si do të ndërtohet do të jetë rezultat i procedurës ligjore. Do të ndërtojmë teatër të ri, sepse teatri për të cilin flasim është në kushte skandaloze. Turp të keni.

Albana Vokshi: A do të shembet Teatri?

Mirela Kumbaro: Nuk diktoj mënyrën se si bëni pyetjet, ju nuk më diktoni përgjigjen!

Albana Vokshi: Përgjigjuni pyetjes!

Mirela Kumbaro: Zonja Vokshi më jepni rastin të flas!

Albana Vokshi: Këtu mbledhjen e drejtoj unë. Pyetjen e bëj unë: A do të shembet Teatri?

 

Albana Vokshi: E kuptoj që e keni me siklet, por lërjani kryeministrit sikletin!

Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti. Ndryshimi i VKM nuk kishte synim për të nxjerrë asnjë objekt specifik qoftë të Teatrit Kombëtar. Ajo VKM kishte shumë pasaktësira….

Albana Vokshi: Nuk po i përgjigjeni ende 100 herë ju pyeta. E kuptoj dhe sikletin!

Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti

Ismet Beqiri: Ti je rrezik të shkatërrosh dhe muret jo më nervat tona. Lerë zonjën ministre të përgjigjet. Boll të lutem!

Albana Vokshin: Ule zërin!

Ismet Beqiri: Kjo është diktaturë. Mjerëm thotë populli, po të vijë Albana në pushtet. Ke bërë 11 pyetje! Më hoqe trurin!

Ministrja e Kulturës dërguar në komision, ku thuhet se nuk ka projekt, por koncept-projekt të dërguar në Bashkinë e Tiranës. Ndër të tjera, në shkresën e firmosur nga Kumbaro thuhet se godina e Teatrit Kombëtar nuk është konsideruar asnjëherë si monument kulture.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI