Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Del VIDEO e përplasjes së policisë me grabitësit në Fier

Lapsi.al 28 March 2018
Del VIDEO e përplasjes së policisë me grabitësit në

Publikohen pamjet e grabitjes në Fier e ndodhur 5 ditë më parë, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë 20-vjeçari Xhuljano Sollaku dhe u plagos Arben Muça.

Pamjet janë publikuar ekskluzivisht nga Report TV ku duket një moment i shkurtër i shkëmbimit të zjarrit nga 6 grabitësit me policinë. Grabitësit kanë mbërritur me makinë në orën 02.18.

Kanë qëndruar gati 5 minuta në makinë dhe në orën 02:23 ata i drejtohen banesës duke ecur dy e nga dy. 10 minuta pasi hyjnë në pallat mbërrin një furgon policie. 30 sekonda më pas, në orën 02.34 ndodh edhe shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve.

4 grabitës shihen teksa largohen me vrap ndërsa njëri prej tyre fshihet pas një peme dhe qëllon me armë drejt policisë. 4 grabitësit arrijnë të hipin në makinë ndërsa kanë lënë pas të shtrirë në tokë shokun e tyre 20 vjeçar, i cili mbeti viktimë Xhuljano Sollaku dhe Arben Muçën që u plagos.

https://youtu.be/jPLjkjcfdKM

Të këshilluara

Edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

Edhe Mali i Zi i bashkohet vendeve që dëbuan diplomatë rusë pas helmimit të agjentit Skripal. Qeveria në Podgoricë ka njoftuar se ka shpallur ‘non grata’ konsul...

18:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI