Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Kapja e 613 kg kokainë/ Rama përgënjështron veten tek mediat gjermane

Lapsi.al 28 March 2018
Kapja e 613 kg kokainë/ Rama përgënjështron veten tek mediat

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar sërish qëndrim për 613 kg drogë të kapura pak javë më parë në Durrës, tani duke thënë sërish se droga u kap nga autoritetet shqiptare, pa ndihmën e atyre europiane.

Ky ishte qëndrimi që Rama mbajti fillimisht.

Por, në një intervistë të dhënë për median gjermane ‘Die Welt' ditët e fundit , Rama pranoi se droga u kap pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëherë duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre”- tha Rama në intervistë.

Ndërkohë që sot kryeministri Rama ka përgënjeshtruar intervistën e dhënë në mediat e huaja, duke thënë se ai ka vetëm një qëndrim, dhe ai është se droga në Durrës është kapur nga autoritet shqiptare pa asnjë bashkëpunim.

Postimi në Facebook para pak minutash: 

"Nisur nga intervista ime për “Die welt” (s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq." 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

Edhe Mali i Zi i bashkohet vendeve që dëbuan diplomatë rusë pas helmimit të agjentit Skripal. Qeveria në Podgoricë ka njoftuar se ka shpallur ‘non grata’ konsul...

18:48

Aksident në Levan, pesë të plagosur

Pesë shtetas kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në aksin Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, aks i njohur për aksidente të shumta. Ngjarja ndodhi rre...

16:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI